Banorët e Ulpianës së Re po ankohen për disa probleme.
Gazetarja e “Fol me Arin”, Blerina Doshlaku ka intervistuar dy banorë të kësaj lagjeje, zotëri Ramadanin dhe Hysenin, transmeton Klankosova.tv.
Që të dy ankohen për rrugën që ka nisur të shtrohet në lagjen e Ulpianës së Re, megjithëse e njëjta tash e dy muaj ka mbetur vetëm me zhavorr, përcjell AutoPortali.
Sipas tyre, kjo gjendje e rrugës është absurde dhe përbën telashe për banorët aty.