Banorët në Vranjevc të Prishtinës janë të shqetësuar për grumbullimin e mbeturinave, të cilat sipas tyre janë mbledhur që disa javë.
Për Klan Kosova, disa prej tyre kanë thënë se bëhen rreth katër javë, që askush nuk ka shkuar për t’i larguar, përcjell AutoPortali.
Në pamjet e dërguara në redaksi shihen koshat e mbushur dhe mbeturinat e shpërndara në rrugë.




