Banorët e zonës së Marashit në Prizren të shqetësuar për praninë e gjarpërinjve
B

Banorët e zonës së Marashit në Prizren të shqetësuar për praninë e gjarpërinjve

Banorët e zonës së Marashit në Prizren kanë shprehur shqetësim për praninë e gjarpërinjve që po shihen nëpër rrugë dhe hapësira publike.

Sipas një sinjalizimi të dërguar nga qytetarët, rastet e shfaqjes së gjarpërinjve janë vërejtur në një pjesë të frekuentuar të qytetit, ku ka lëvizje të shumta si nga banorët ashtu edhe nga vizitorët, raporton Sinjali, përcjell AutoPortali.

Qytetarët kërkojnë që institucionet përgjegjëse të ndërmarrin masat e nevojshme për të trajtuar situatën, me qëllim garantimin e sigurisë për kalimtarët dhe vizitorët që frekuentojnë këtë zonë të Prizrenit.

TË FUNDIT