Një banore e fshatit Rezallë e Re, në komunën e Skenderajt është ankuar për ujërat e zeza në lumin e këtij fshati.
Sipas saj, një fabrikë në fshatin Llaushë po derdh ujëra të zeza në lum, duke shkaktuar siç u shpreh ajo, ndotje serioze dhe erë të rëndë në mbrëmje.
Banorja për Klankosova.tv gjithashtu ka thënë se institucionet përgjegjëse nuk kanë ndërmarrë asnjë veprim, përcjell AutoPortali.
Më poshtë mund të shihni pamjet e dërguara në redaksinë tonë.





