Barcelona e dashuruar “kokë e këmbë” pas tij, mirëpo Nico rinovon kontratën me Athletico-n
B

Barcelona e dashuruar “kokë e këmbë” pas tij, mirëpo Nico rinovon kontratën me Athletico-n

Media të ndryshme spanjolle, transferimin e Nico Williams tek Barcelona e kishin bërë si çështje të kryer, mirëpo një gjë e tillë nuk ndodhi.

Faqja zyrtare e Athletic Bilbao-s  publikoj pamje nga rinovimi i kontratës së tyre me yllin spanjoll, i cili Ishte shumë afër transferimit tek skuadra gjigante spanjolle, Barcelona, transmeton AutoPortali.

Williams ka nënshkruar kontratë dhjetë vjeçare me Bilbao, ndërsa klauzola  e tij është rritur për 50%, duke e bërë kartonin e tij njërën ndër më të shtrenjta në treg.

Dëshira e madhe e Barcelonës për ta transferuar Willams ishte bërë bujë e madhe në mediat botërore, mirëpo tani, nëse kataluansit e duan atë në skuadër duhet të paguajnë dyfishin.

Mbetet të shihet ditëve në vijim nëse skuadra e Hansi Flick, ende është e dashuruar ‘kokë e këmbë” pas yllit spanjoll.

Nico Williams është duke u llogaritur si e ardhmja e futbollit spanjoll, ndërsa në sezonin e fundit kishte arritur të luaj plotë 45 ndeshje, ku ka shënuar gola. /AutoPortali

TË FUNDIT