Skuadra spanjolle, Barcelona ka shprehur interesim për kartonin e lojtarit të Interit, Denzel Dumfries.
Në kontratën e holandezit ekziston një klauzole lirimi prej 25 milionë euro, për klubet e huaja dhe vetëm deri në mesin e korrikut.
Mediat italiane dhe ato spanjolle kanë raportuar se në garë për shërbimet e mbrojtësit është future edhe Barcelona, mirëpo ende nuk ka bërë ndonjë ofertë zyrtare, transmeton AutoPortali.
Afati për klauzolën e lirimit po skadon dhe javët në vijim pritet të jenë vendimtare për të ardhmen e Dumfries. /AutoPortali




