Bardhyl Canolli rikthehet fuqishëm
B

Bardhyl Canolli rikthehet fuqishëm

Bardhyl Canolli do të rikthehet sërish në shtigjet e garave në disiplinën malore, madje shumë fuqishëm.

Radicall SR8 2.7 cc e Gjeneratës 3 e vitit 2018 është “bisha” e re që do ta pasurojë kampionatin e sivjetmë të Kosovës, por do ta shohim edhe në gara ndërkombëtare.

Anëtari i Eurogoma Racing Team shprehet i kënaqur për rikthimin në gara, diçka që i ka munguar shumë.

“Për mua nuk ka qenë e lehtë që për tri vjet radhazi të jem jashtë garave, por kam dashur të rikthehem në momentin që mendoj se kam mundësi reale të arrij rezultate të mira. Ai moment tashmë ka ardhur dhe mezi po e pres fillimin e garave”, ka thënë fillimisht Canolli.

Ai është optimist se përveç në rrafshin do të ketë sukses edhe në rrafshin ndërkombëtar.

“Në fakt synimi im është të marrë pjesë dhe të arrij rezultate të mira në arenën evropiane, por gjithsesi pa e anashkaluar as kampionatin vendor. Vetura i ka të gjitha predispozitat e duhura për sukses, prandaj jam optimist që sukseset nuk do të mungojnë”, është shprehur Canolli.

Vetura e tij aktualisht ndodhet në Belgjikë. Brenda pak ditësh ajo do të jetë në Kosovë dhe e gatshme për gara.

 

 

TË FUNDIT