Barrierat anësore të rrugës nuk janë të përshtatshme për makinat elektrike?!
B

Barrierat anësore të rrugës nuk janë të përshtatshme për makinat elektrike?!

Aksidenti ndodhi në autostradën I-5 pranë Los Banos, Kaliforni. Një SUV Tesla Model Y doli nga rruga dhe u përplas me një parmak mbrojtës.

“Ngarja kërkon 100% vëmendje në rrugë. Shmangni shpërqendrimet dhe përqendrohuni te ngarja”, shkroi policia e Los Banos pas aksidentit, të cilin e ndau edhe me foto, shkruan Hak, transmeton AutoPortali.

Vetë skena është pothuajse surreale dhe rrëqethëse sepse të jep bindje që dikush në automjet është lënduar rëndë. Pengesat kaluan nëpër kabinën e automjetit… Por në këtë aksident pati edhe shumë fat sepse shoferi ishte vetëm në Tesla dhe doli nga automjeti vetëm me lëndime të lehta.

E njëjta pyetje po bëhet përsëri, se cili është standardi me të cilin instaloheshin gardhet përgjatë rrugëve?!

Domethënë, veçanërisht në Evropë, barrierat përcaktohen sipas standardeve të vjetra të viteve 1990, dhe ishte përcaktuar që ato duhet t’i rezistojnë një përplasjeje me një automjet pasagjerësh që peshon 1.500 kg me një shpejtësi prej 110 km/orë, në një kënd prej 20 gradësh.

Siç e dini, masa e makinave elektrike është shpesh shumë më e madhe, por ka edhe një numër SUV-sh me motorë me djegie të brendshme që i afrohen ose i kalojnë dy tonëve. Natyrisht, po vjen koha për të filluar të mendojmë për standarde të reja dhe gardhe të reja në autostrada.

TË FUNDIT