Basso fiton Rallyn e Romës
 

 Basso fiton Rallyn e Romës

Ndodhi e papritur në fundin e Rally di Roma Capitale. Andrea Crugnola, që ishte në krye, u penalizua me 20 sekonda vetëm tre etapa speciale nga fundi, çka i dha mundësi Giandomenico Basso të përmbysë rezultatin dhe të fitojë për herë të tretë këtë garë prestigjioze.

Bashkë me naviguesin Lorenzo Granai, Basso ngjitet në krye edhe në renditjen e kampionatit CIAR Sparco. Pas tij u renditën italianët Andrea Mabellini,  Virginia Lenzi, ndërsa vendi i tretë shkoi për polakun Mikolaj Markzyc me shoqëruesin e tij Szymon Gospodarczyc. Të tre vendet e para u fituan me Skoda Fabia RS Rally2, me vetëm 7 sekonda diferencë mes fituesit dhe vendit të tretë.

Rally i këtij viti përfshiu 13 etapa speciale dhe 207 km në kohë, me nisje nga zemra e Romës dhe bazë në Fiuggi. Gara ishte emocionuese dhe e luftuar deri në sekondat e fundit, duke konfirmuar dominimin italian në asfaltin evropian.

 

TË FUNDIT