Bateritë e makinave elektrike, problem i ri, shkalla e sigurisë ende e pasigurt
B

Bateritë e makinave elektrike, problem i ri, shkalla e sigurisë ende e pasigurt

Edhe pse makinat elektrike vazhdojnë të konsiderohen thelbësore për të ardhmen, sfidat për to nuk ndalen. Deri më tani, dobësia kryesore mbetet autonomia e kufizuar dhe koha e gjatë e karikimit, e shoqëruar me varësinë nga Kina për prodhimin e baterive.

Si rezultat, shumë prodhues po kërkojnë alternativa, shkruan Reportmotori, transmeton AutoPortali.

Së fundmi, një lajm shqetësues vjen nga një kompani kineze, që mund të ngadalësojë procesin e gjetjes së zgjidhjeve. Aktualisht, pothuajse të gjitha makinat elektrike përdorin bateri litiumi-jon, që, ndonëse të shtrenjta dhe të rënda, janë teknologjia më e thjeshtë për tu prodhuar.

Alarm për bateritë me gjendje të ngurtë

Shumë kompani, përfshirë Volkswagen, kanë kërkuar mënyra të reja për të zhvilluar makinat me zero emisione, dhe bateritë me gjendje të ngurtë dukeshin zgjidhja ideale. Studimet tregojnë se ato mund të sjellin përfitime si jetëgjatësi më e madhe, kosto më e ulët dhe peshë më e lehtë të automjetit.

Megjithatë, ka probleme. Robin Zeng, themelues dhe president i CATL një nga prodhuesit kryesorë të baterive ka deklaruar se prodhimi në masë i këtyre baterive mund të kërkojë vite dhe përmirësimi i tyre është ende larg përfundimit.

Performanca nuk është e qëndrueshme dhe siguria nuk është plotësisht e garantuar. Një alternativë e mundshme është përdorimi i litiumit metalik të pastër në anod, por edhe kjo ka sfida, si ndjeshmëria ndaj lagështisë, veçanërisht në rast dëmtime fizike.

Ndryshe nga marka të tjera si Toyota, që vazhdojnë të investojnë në bateri të ngurta, CATL po eksploron zgjidhje më të sigurta dhe të provuara, si bateritë semi-të ngurta ose ato me natrium, që ofrojnë deri në dyfish të densitetit energjetik të qelizave aktuale të paktën deri sa të gjendet një zgjidhje për opsionin më të kërkuar dhe të avancuar. /AutoPortali

TË FUNDIT