Bentley po përgatit një Continental GT “hardcore”, pa hibrid dhe me rrota të pasme
B

Bentley po përgatit një Continental GT “hardcore”, pa hibrid dhe me rrota të pasme

Sipas raportimeve të Autocar, modeli i ri Continental Supersports pritet të prezantohet së shpejti dhe do të heqë dorë nga sistemi hibrid dhe traksioni integral, duke u fokusuar vetëm në një motor V-8 me 640 kuaj fuqi që fuqizon rrotat e pasme. Ky do të jetë Continental-i i parë vetëm me rrota të pasme në histori dhe një ndër më të fuqishmit në këtë platformë, e cila përdoret edhe nga Porsche Panamera.

Sipas Motor1, në krye të këtij ndryshimi qëndron CEO-ja i Bentley, Dr. Frank-Steffen Walliser, një entuziast i vërtetë i makinave sportive.

Me përvojë të gjatë te Porsche ku drejtoi zhvillimin e hipermakinës 918 Spyder, Motorsport-in dhe modelet 718 e 911 Walliser vitin e kaluar mori drejtimin e Bentley dhe tashmë po e orienton markën drejt trashëgimisë së saj garuese.

Emri Continental Supersports është përdorur edhe më herët nga Bentley për dy versione të mëparshme të Continental GT, që vinin me motorin e fuqishëm W-12 me dy turbo.

Tani, pasi ky motor është hequr nga prodhimi, Bentley po i jep të gjithë gamës së GT-ve motorin V-8 të kombinuar me sisteme hibride përjashtim do të bëjë vetëm Supersports-i i ri.

Ideja e një Bentley “hardcore” mund të duket e pazakontë, por nuk është e paprecedent. Në vitet 2014–2015, GT3-R solli një qasje të ngjashme me ulje peshe, heqje të sediljeve të pasme, krah karboni dhe motor V-8. Ky model ishte frymëzuar drejtpërdrejt nga makina garuese Continental GT3, e cila tashmë nuk garon më.

Bentley ka një histori të fortë sportive. Marka britanike fitoi pesë herë garën 24 Orët e Le Mans midis viteve 1924 dhe 1930, si dhe një herë tjetër në vitin 2003.

Pas dekadave nën pronësinë e Rolls-Royce, ku prodhonte modele më konservatore, me kalimin te Grupi Volkswagen në vitin 1998 Bentley filloi të përqafonte edhe më shumë performancën.

Sipas Autocar, Continental Supersports i ri pritet të prezantohet para fundit të këtij viti, duke hapur një kapitull të ri për Bentley një kombinim mes luksit tradicional dhe sportivitetit ekstrem. /AutoPortali

TË FUNDIT