Bezzecchi fiton garën e fundit
B

Bezzecchi fiton garën e fundit

Piloti italian i Aprilia, Marco Bezzecchi, fitoi garën e radhës së Botërorit të MotoGP të zhvilluar në Valencia. Ai arriti të triumfojë pas një dueli “kokë më kokë” me spanjollin e Aprilia Trackhouse, Raul Fernandez, që u rendit i dyti.

Në podium, në vendin e tretë, u ngjit edhe italiani tjetër Fabio di Giannantonio me Ducati VR46, por që mbërriti në finish me diferencë nga dy të parët.

Vetëm i gjashti spanjolli Alex Marquez me Ducati Gresini, që të shtunën fitoi garën sprint.

Për Bezzecchi, ky është suksesi i tretë sezonal, duke rikthyer Aprilia në majën e podiumit në garën e fundit sezonale të MotoGP. Një garë që ishte thjesht një formalitet, pasi Marc Marquez me Ducati është shpallur kampion bote javë më parë.

TË FUNDIT