Piloti italian i Aprilia-s, Marco Bezzecchi, dominoi ditën e parë të Çmimit të Madh të Australisë në MotoGP duke vendosur rekord të ri në pistën Phillip Island me kohën 1:26.492 minuta, që do të thotë 0.75 sekonda më i shpejtë se rekordi i mëparshëm i Jorge Martín.
Pas incidentit në Indonezi me Marc Marquez, për të cilin do të penalizohet me dy “long lap”, Bezzecchi tregoi formë të shkëlqyer pavarësisht dhimbjeve në shpinë.
Pas tij u renditën Raul Fernández dhe Fabio Di Giannantonio, ndërsa emra si Fermín Aldeguer dhe i preferuari lokal Jack Miller nuk arritën të kalojnë direkt në fazën e dytë të kualifikimeve.
Për shkak të dëmtimeve mungojnë: Marc Marquez, Jorge Martín dhe Maverick Vinales. Aksioni në Phillip Island vazhdon sot nga ora 23:40.