Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar dy aksidente trafiku me pasoja fatale, 23 me të lënduar dhe 35 me dëme materiale, ka njoftuar Policia e Kosovës, raporton IndeksOnline.
Në dy aksidente të ndara, një në rrugën Gjilan–Prishtinë dhe tjetri në Lipjan, kanë humbur jetën dy persona.
Po ashtu, në kuadër të masave për siguri më të madhe rrugore, policia ka shqiptuar 1937 gjoba për kundërvajtje në trafik.
Autoritetet policore apelojnë për kujdes të shtuar dhe respektim të rregullave të komunikacionit, duke theksuar se pakujdesia në trafik vazhdon të marrë jetë.



