Binotto bën parashikimin për vitin 2026
B

Binotto bën parashikimin për vitin 2026

Kreu i Audi-t, Mattia Binotto, beson se ekipi që zhvillon më shpejt makinën e tij do të ketë suksesin më të madh në vitin e parë të rregullave të reja të F1 për 2026.

Me ndryshimet e mëdha në motorë dhe korniza, Binotto thotë se performanca në fillim të sezonit nuk do të jetë përcaktuese për kampionatin. Ai theksoi se e ardhmja do të varet nga reagimi i shpejtë i ekipeve dhe zhvillimi i vazhdueshëm i makinave.

“Ekipi më i mirë do të jetë ai që do të jetë në gjendje të reagojë dhe të zhvillohet më shpejt”, theksoi Binotto, duke shtuar rëndësinë e mjeteve të simulimit dhe përshtatjes me rregullat e reja për të siguruar përmirësime reale.

TË FUNDIT