Bllokimi i rrugës Pejë-Rugovë nga gurët, Prokuroria po e heton rastin
B

Bllokimi i rrugës Pejë-Rugovë nga gurët, Prokuroria po e heton rastin

Kryeprokurorja e Prokurorisë Themelore të Pejës Lumturije Vuçetaj,  pas bllokimit të rrugës Pejë- Rugovë nga rënia e gurëve duke rrezikuar jetën e qytetarëve dhe dëmtimin e veturave  ka hapur rast për të verifikuar se a ka elementet dhe përgjegjësi të veprës penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm” nga institucionet përkatëse për mirëmbajtjen e kësaj rruge regjionale.

“Situata e krijuar nga rreziku që paraqitet për jetën e qytetarëve dhe dëmet e shkaktuara  deri me tani, do të ndermirën veprime ligjore për t’i verifikuar dhe sqaruar të gjitha përgjegjësit penale”, tha zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, raporton GazetaExpress, përcjell AutoPortali.

TË FUNDIT