Bllokohet qarkullimi në disa rrugë të Tiranës
B

Bllokohet qarkullimi në disa rrugë të Tiranës

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ka hartuar dhe ka nisur zbatimin e planeve të posaçme të veprimit për garantimin e rendit dhe sigurisë publike, si dhe lehtësimin e qarkullimit rrugor, gjatë zhvillimit të tre aktiviteteve të rëndësishme që do të mbahen në kryeqytet gjatë ditës së sotme dhe fundjavës, raporton GazetaExpress, përcjell AutoPortali.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë:

Sot, më 17 tetor 2025, do të zhvillohet një tubim në sheshin “Skënderbej”, për të cilin do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit në Bulevardin e Ri, nga ora 17:00 deri në 19:00.

Të shtunën, më 18 tetor 2025, gjatë zhvillimit të aktivitetit “Maratona Fan Run”, do të ketë kufizim të lëvizjes nga ora 09:00 deri në 11:00, në segmentin rrugor që shtrihet nga sheshi “Nënë Tereza” deri te bulevardi “Dëshmorët e Kombit”.

Të dielën, më 19 tetor 2025, për shkak të zhvillimit të aktivitetit sportiv “Maratona e Tiranës 2025”, do të ketë kufizim të qarkullimit të automjeteve nga ora 08:00 deri në 16:00, në një sërë segmentesh kryesore rrugore, përfshirë:

Sheshi “Nënë Tereza”

Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”

Rruga “Gjergj Filipi”

Rruga “Papa Gjon Pali II”

Rruga “Ismail Qemali”

Bulevardi “Bajram Curri”

Rruga “George W. Bush”

Rruga “Abdi Toptani”

Bulevardi “Zog I”

Bulevardi i Ri

Rruga “Ded Gjo Luli”

Rruga e “Durrësit”

Rruga e “Kavajës”

Rruga “Myslym Shyri”

Bulevardi “Zhan D’Ark” (nga ura e Gjykatës deri te ura e “Taiwan”)

Bulevardi “Bajram Curri” (nga ura e Gjykatës së Rrethit deri te ura e “Taiwan”)

Rruga “Ibrahim Rugova”

Rruga “Lek Dukagjini”

Gjithashtu, do të pezullohet qarkullimi i mjeteve të transportit urban, përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, sheshit “Nënë Tereza” dhe të gjitha rrugëve që kryqëzohen me itinerarin e maratonës, nga ora 08:00 deri në 16:00, të datës 19 tetor.

Po atë ditë, do të ndalohet qarkullimi i mjeteve për transport të përzier, teknologjik dhe pasagjerësh (me përjashtim të transportit urban qytetas), në brendësi të Unazës së Madhe, nga ora 08:00 deri në 16:00.

Qarkullimi i mjeteve të Emergjencës dhe të Policisë së Shtetit do të vijojë normalisht në të gjitha itineraret.

Policia e Tiranës u bën thirrje qytetarëve të shmangin lëvizjet me automjete në zonat e kufizuara, të përdorin rrugë alternative dhe të ndjekin udhëzimet e punonjësve të policisë në terren, për të garantuar mbarëvajtjen e aktiviteteve dhe sigurinë publike.

TË FUNDIT