BMW ende pa vendim për hyrjen në MotoGP
B

BMW ende pa vendim për hyrjen në MotoGP

CEO i BMW Motorrad, Markus Flasch, konfirmon se kompania nuk ka marrë ende një vendim përfundimtar për hyrjen në MotoGP në vitin 2027.

Edhe pse rregulloret e reja përbëjnë një mundësi ideale për prodhues të rinj, Flasch thekson se “2027 nuk është e realizueshme për ne” për shkak të mungesës së zhvillimit teknik deri tani.

BMW mbetet në fazën e analizës strategjike dhe kërkon disa muaj shtesë për të dhënë një përgjigje përfundimtare. Një mundësi mund të jetë blerja e një skuadre ekzistuese, si Tech3, por afati është tepër i ngushtë.

 

TË FUNDIT