BMW nuk planifikon të hedh në treg super-vetura
B

BMW nuk planifikon të hedh në treg super-vetura

Kompania e veturave, BMW ishte shumë afër të kishte një version të ri të ikonës M1.

Megjithatë, prodhuesi i automjeteve ndryshoi mendje në minutën e fundit dhe nuk ka gjasa që BMW të ndërtojë një super-veturë të re së shpejti, shkruan Indeksonline, transmeton AutoPortali.

Shefi i BMW M, Frank van Meel tha se kompania nuk “dëshron të humbasë fokusin” në modelet e saj me performancë të lartë tani.

BMW është duke përgatitur lansimin e arkitekturës së saj Neue Klasse.

M1 i ri për të cilin supozohet se po punonte BMW do të ishte një hibrid plug-in me 600 kuaj fuqi me një motor me katër cilindra.

BMW punoi për projektin gjatë gjithë pandemisë COVID-19, por u vendos që drita e gjelbër t’i jepej XM.

TË FUNDIT