Komuna e Prishtinës ka sqaruar për RTV21 se taksa rrugore e cila po synohet të vihet në funksion për veturat e regjistruara jashtë Prishtinës nuk do të jetë 10 euro për secilin qytetarë që vjen me makinë në kryeqytet, përcjell AutoPortali.
Drejtori i zhvillimit ekonomik dhe inovacionit në Komunën e Prishtinës, Luftar Braha bëri të ditur se taksa do të vlejë vetëm për zonën qendër dhe jo për hyrje në Prishtinë.
Braha gjithashtu mohoi pretendimet se të gjithë qytetarët do të paguajnë nga 10 euro për hyje në Prishtinë.
“Në këtë fazë pritet që vetëm zona qendër me pasë një taksë për hyrje të veturave që nuk janë në Prishtinë. Taksa keni dëgju edhe kryetarin do të jetë 1 euro ose 2 euro. Taksa për kamiona apo autobusa të vjetër që kur i sheh të duket sikur është termoelektrana e KEK-ut me tym në krejt qytetin për ato do të ketë taksa pothuajse ndëshkuese. Për vetura dhe njerëz do të kenë lëvizje të lirë por thjeshtë për një zonë të qytetit do të taksohen….”



