“Brezovica 2025”, spektakli i radhës

“Brezovica 2025”, spektakli i radhës

Edhe kjo fundjavë do të jetë “e nxehtë” në automobilizmin kosovar, pasi në radhë është gara e katërt në disiplinën malore.

Nuk ka fije dyshimi që gara në Brezovicë do të jetë shumë interesante, duke marrë parasysh numrin e atyre që kanë aplikuar deri tani.

Duket se edhe kësaj radhe favoritë kryesorë për podium do të jenë Laszlo Szasz, Gentjan Shaqiri e Gazmend Demolli, pikërisht tre të parët e vitit të kaluar.

Sigurisht paraqitje të mira priten edhe nga garuesit tjerë.

I rikthyeri Blerand Hasanaj, pastaj Ernest Daka, Ismail Smani, Selim Tahirsylaj e pjesëtarë tjerë të “gardës së vjetër” do të jenë aty për t’i dhënë spektaklit një shtysë më tepër.

Kushtrim Bytyqi, Fatos Krasniqi, Burim Asllani e Belkim Fazliu synojnë të vazhdojnë me paraqitje të mira.

Sigurisht që edhe garuesit tjerë i kanë ambiciet e tyre për plasmanin sa më të mirë si në kampionatin vendor, ashtu edhe në atë të FIA CEZ.

Gjithsesi, të gjitha parashikimet dhe llogaritë janë premtuese që gara në Brezovicë do të jetë festa e radhës automobilistike.

 

TË FUNDIT