Armando Broja është në kërkim të një kapitulli të ri në karrierë, pasi katër klube jashtë Anglisë kanë shfaqur interes konkret për të.
Pas dëmtimeve dhe minutazhit të kufizuar te Chelsea, sulmuesi shqiptar synon një transferim për të rigjetur formën.
Chelsea ka nisur largimet këtë verë dhe, përveç emrave të mëdhenj, edhe e ardhmja e Brojës mbetet e pasigurt, transmeton AutoPortali.
Pas një huazimi jo të suksesshëm te Everton, me 13 paraqitje pa gola apo asist, ai kërkon të zbresë një nivel për të grumbulluar minuta dhe të fokusohet te zhvillimi.
Në mesin e klubeve të interesuara është PSV Eindhoven, që kujton paraqitjet e tij pozitive te Vitesse dhe mund të bëjë një ofertë.
Interes konkret kanë treguar edhe Parma (për të zëvendësuar Bonny), Stuttgart (nëse largohet Woltemade) dhe RB Leipzig, që po ndjek situatën.
Broja ka potencial, por dëmtimet e kanë penguar ta shfaqë plotësisht. Ai kërkon një ekip ku të luajë rregullisht dhe të rikthejë vetëbesimin. /AutoPortali


                                    

