Bugatti ndërton në Francë tempullin e ri të shpejtësisë, një investim drejt së ardhmes
B

Bugatti ndërton në Francë tempullin e ri të shpejtësisë, një investim drejt së ardhmes

Bugatti ka hapur zyrtarisht fabrikën e saj më të re të frymëzuar nga e ardhmja, në Molsheim të Francës. E ndërtuar për hypermakinën Tourbillon, kjo qendër dyfishon kapacitetin dhe shënon një epokë të re elektrike për markën.

Bugatti hap fabrikën e re futuriste për epokën elektrike të Tourbillon-it

Bugatti ka zbuluar një nga veprat më mahnitëse të saj: një qendër të re prodhimi në Molsheim, Francë, e ndërtuar posaçërisht për të përshëndetur ardhjen e hypermakinës së re elektrike me motor V16 Bugatti Tourbillon, shkruan AutoBlog, transmeton AutoPortali.

E ndërtuar në ambientet historike të Château Saint Jean, selia e markës franceze që prej më shumë se një shekulli, fabrika e re është më shumë se një zgjerim është një deklaratë identiteti dhe vizioni.

E gjatë 132 metra dhe e mbuluar në pjesë me bar të egër që përhapet në 30% të çatisë së pjerrët, ndërtesa është ndërtuar për të reflektuar filozofinë e përmbajtjes dhe elegancës që mishëron Tourbillon-i.

Dyfishim kapaciteti dhe rikthim në rrënjë

Fasada e errët, me panele qelqi që ndriçojnë natyrshëm ambientin, fsheh një brendësi të ndërtuar me po aq precizion. Dritaret e mëdha lindore lejojnë rrezet e diellit të mëngjesit të ndriçojnë hapësirën, ndërsa dritaret në tavan garantojnë ndriçim natyral gjatë gjithë ditës.

Mjedisi nuk është thjesht funksional ai është krijuar për të frymëzuar rreth 50 mjeshtër që do të montojnë makinat më të sofistikuara në botë.

Fabrika e re dyfishon kapacitetin e prodhimit të Bugatti-t dhe sjell në shtëpi shumë më tepër faza të ndërtimit, që nga prodhimi i komponentëve të vegjël e deri tek integrimi final i trupit me shasinë.

Me këtë investim, Bugatti po shënon konfigurimin më të avancuar teknik në gjithë historinë 116-vjeçare të kompanisë në një kohë kur po kalon nga epoka e Chiron-it drejt të ardhmes së Tourbillon-it.

Nga prodhimi te mikpritja e luksit

Ndërkohë, fabrika e mëparshme me formë të inspiruar nga logoja Macaron, do të shndërrohet në një hapësirë mikpritjeje dhe ekspozimi për trashëgiminë Bugatti. Vizitorët do të kenë mundësi të eksplorojnë nga afër procesin e montimit të brendshëm të kabinës dhe detajet dizajnuese një përvojë që ndërthur edukimin mbi hypermakinat me luksin e një mikpritjeje të rrallë.

Ky transformim është një homazh për një ambient që ka sjellë në jetë makina rekordthyes si Chiron Super Sport dhe Mistral ky i fundit i rikthyer së fundmi si kabrioleti më i shpejtë në botë. /AutoPortali

TË FUNDIT