Bugatti prezanton “Brouillard”, hiper makina unike që sfidon çdo standard të luksit
B

Bugatti prezanton “Brouillard”, hiper makina unike që sfidon çdo standard të luksit

Bugatti nis epokën e personalizimit ekstrem me hiper makinë “një më një”
“Brouillard” supermakina prej 1.578 kuajsh fuqi që ekziston vetëm për një njeri
Bugatti ka zbuluar krijimin më të ri dhe më ekskluziv të sajin: një hiper makinë unike e quajtur “Brouillard”, ndërtuar si pjesë e programit të ri të personalizimit ekstrem “Programme Solitaire”.

Motor1, për një markë si Bugatti, ku ekskluziviteti është çelësi i identitetit, vetëm të zotërosh një prej 250 Tourbillon-ëve apo një prej 500 Chiron-ëve nuk është më e mjaftueshme për klientët më të pasur, transmeton AutoPortali.

Këta kërkojnë diçka që askush tjetër nuk e ka dhe “Programme Solitaire” ekziston pikërisht për t’i përmbushur këto kërkesa.

Ndryshe nga programi “Sur Mesure” i prezantuar më 2021, i cili ofronte personalizim të thelluar të modeleve ekzistuese, “Programme Solitaire” e çon procesin në një nivel krejt tjetër: ndërtim nga e para i një modeli të vetëm, për një klient të vetëm.

Modeli i parë: “Brouillard”, një vepër inxhinierike dhe artistike 

Makina e parë e krijuar nga ky program është “Brouillard”, një hiper makinë e ndërtuar mbi platformën e fuqishme W-16, të huazuar nga Chiron dhe Mistral. Me shasi nga fibra karboni dhe alumini, motor katër-turbo dhe një fuqi marramendëse prej 1.578 kuajsh fuqi, kjo makinë është një përbindësh i sofistikuar në rrugë.

Dizajni frymëzohet nga modeli kabriolet Mistral, me elementë horizontalë LED në pjesën e përparme dhe difuzorë të errët në parakolp. Prapa dallohen dritat LED në formë shigjete dhe mbishkrimi i ndriçuar “BUGATTI”, por detaji më i veçantë mbetet spoileri statik në formë “ducktail”.

Brenda, luks i personalizuar deri në detajin më të vogël

Ndryshe nga Mistral, “Brouillard” ka një tavan fiks me panel xhami që ndriçon kabinën dhe i jep ndjesinë e hapësirës. Pjesa qendrore e dizajnit rrjedh nga pjesa e përparme deri në fundin e mjetit dhe është e dukshme edhe nga brenda.

Brendësia përmban materiale të endura me dizajn tartan, fibra karboni me nuancë të gjelbër dhe elementë alumini të përpunuar me precizion. Simbolet e kalit janë qëndisur në panelet e dyerve dhe mbështetëset e sediljeve, si homazh për dashurinë e themeluesit Ettore Bugatti për kuajt. Madje edhe leva e ndërrimit të shpejtësive ka një element xhami me një kal të vogël të gravuar brenda.

“Të bësh diçka të duket e thjeshtë është në fakt shumë komplekse. Duhej të përfshiheshin të gjitha aspektet teknologjike, aerodinamike dhe termodinamike të një makine me 1.578 kuaj fuqi, ndërsa ruanim një ndjesi dinjiteti – sipas vizionit tonë dhe të klientit.” – Frank Heyl, Drejtor i Dizajnit në Bugatti.

Çmimi? I pa shpallur, por mbi 30 milionë dollarë është një supozim i sigurt.
“Brouillard” është vetëm një nga dy hiper makinat që Bugatti planifikon të prodhojë çdo vit përmes “Programme Solitaire”. Makina do të prezantohet për publikun për herë të parë javën e ardhshme në “The Quail, A Motorsports Gathering” në Kaliforni. /AutoPortali

TË FUNDIT