Cadillac kundër Ford – rivalitet mbi një shekull në Formula 1
C

Cadillac kundër Ford – rivalitet mbi një shekull në Formula 1

Gigantët amerikanë, Ford dhe Cadillac, hyjnë në Formula 1 dhe rivaliteti i tyre i gjatë mbi një shekull ka nisur edhe para sezonit me provokime. Cadillac, pjesë e General Motors, do të përdorë fillimisht motorët e Ferrarit, ndërsa punon për sistemin e vet të fuqisë për 2029.

Ford është partner i Red Bull-it, duke kontribuar në zhvillimin e motorëve V6 dhe prodhimin e pjesëve në SHBA, jo vetëm financiarisht. Dan Tauris i Cadillac F1 minimizoi rolin e Ford-it, ndërsa Bill Ford e quajti këtë “qesharake” dhe e theksoi se partneriteti me Red Bull është teknik, jo marketing.

Rivaliteti i tyre i njohur shtrihet dekada në NASCAR, dhe tani do të vazhdojë në pistat e Formula 1.

TË FUNDIT