Pas një faze të gjatë zhvillimi, Cadillac ka bërë dorëzimin e parë zyrtar të modelit ultra-luksoz Celestiq, gjatë një ceremonie private të mbajtur në Cadillac House.
Celestiq, i zbuluar për herë të parë në vitin 2022, është ndërtuar sipas kërkesave të personalizuara të klientit dhe përfaqëson një hap të madh në segmentin e veturave elektrike të luksit. Me një motor që prodhon 655 kuaj fuqi, ai arrin shpejtësinë nga 0 në 100 km/h për vetëm 3.7 sekonda.
I pajisur me bateri 111 kWh dhe një autonomi prej 488 kilometrash, Celestiq shfaq nivelin më të lartë të teknologjisë që ofron Cadillac. Kabina është e mbushur me ekrane dhe sisteme të avancuara si Super Cruise, ndërsa tavani prej xhami mund të errësohet në mënyrë inteligjente.
Çmimi bazë fillon nga 300 mijë dollarë, por rritet në varësi të personalizimeve që zgjedh klienti.



