Gjyqtari norvegjez, Espen Eskas, do të jetë në krye të gjyqtarëve në ndeshjen Sllovaki–Kosovë, që luhet për gjysmëfinalen e playoff-it për kualifikim në Kupën e Botës.
Asistentët e tij do të jenë Jan Erik Engan dhe Isaak Elias Bashevkin, ndërsa gjyqtar i katërt do të jetë Nicholas Walsh nga Skocia.
Në VAR do të jenë dy gjyqtarë holandezë, Rob Dieperink dhe Clay Ruperti.
Ndeshja pritet të zhvillohet të enjten, më 26 mars, në Bratisllavë, me fillim nga ora 20:45./AutoPortali



