Lewis Hamilton ka dhënë një tjetër dëshmi të lidershipit dhe karakterit të tij, duke surprizuar stafin e Ferrarit gjatë një vizite në fabrikën e Maranellos, vetëm pak ditë para festave të fundvitit.
Piloti britanik vendosi të falënderojë personalisht çdo punonjës për kontributin e tyre, me një gjest simbolik por shumë domethënës.
Gjatë vizitës, Hamilton shpërndau dhurata për të gjithë anëtarët e stafit, duke treguar respekt dhe mirënjohje për punën e përditshme në skuadër.
Çdo punonjës mori një kuti tradicionale britanike nga Fortnum & Mason, e cila përmbante çaj anglez për mëngjes, biskota me limon, biskota çaji dhe çokollata napolitane.
Në paketë ishte përfshirë edhe një kartolinë speciale me një foto të firmosur nga vetë Hamilton dhe mesazhin: “Happy Holidays, From Lewis”.
Ky veprim u prit me shumë emocion dhe entuziazëm nga punonjësit e Ferrarit, sidomos në një sezon që ka qenë i vështirë për shtatë herë kampionin e botës.
Edhe pse rezultatet në pistë nuk kanë qenë gjithmonë në nivelin e pritshëm, Hamilton ka treguar se forca e tij qëndron edhe te karakteri dhe marrëdhënia me njerëzit që e rrethojnë.
Në moshën 40-vjeçare dhe me një kontratë aktive edhe për dy sezone të tjera, britaniku mbetet i motivuar për të konkurruar në nivelin më të lartë.
Gjesti i bërë në Maranello konfirmon se Lewis Hamilton vazhdon të jetë një lider i vërtetë, duke dhënë një shembull frymëzues për gjithë botën e Formula 1. /AutoPortali



