Champions League vie sonte me natën e tretë të fazës së grupeve, duke sjellë gjashtë përballje tejet interesante në program.
Vëmendja kryesore do të jetë tek dy supersfidat e mbrëmjes, Manchester City – Napoli dhe Newcastle United – Barcelona të cilat zhvillohet në ora 21:00.
Në të njëjtin orar o të zhvillohen edhe dy ndeshje të tjera, Eintracht Frankfurt – Galatasaray dhe Sporting – Kairat Almaty
Ndërsa në ora 18:45, do të zhvillohen ndeshjet, Club Brugge-Monaco dhe FC Copenhagen-Bayer Leverkusen.
Skuadrat evropiane do të kërkojnë pikë të rëndësishme në këtë fazë, ndërsa tifozët mund të presin një tjetër natë spektakolare futbolli. /AutoPortali




