Chelsea avancon për Xavi Simonsin, largimet hapin rrugën për transferimin e madh
C

Chelsea avancon për Xavi Simonsin, largimet hapin rrugën për transferimin e madh

Klubi londinez Chelsea ka bërë një hap të rëndësishëm në garën për talentin holandez Xavi Simons, duke avancuar në bisedimet personale me mesfushorin ofensiv të Leipzigut. Lajmin e ka konfirmuar gazetari i njohur Fabrizio Romano, i cili raporton se edhe Arsenal dhe Bayern Munich janë në garë për 21-vjeçarin, por aktualisht Chelsea duket më afër marrëveshjes.

Simons, i cili ka shprehur qartë dëshirën për t’u larguar këtë verë, shihet si një përforcim kyç për projektin e ri të “Bluve”. Ai është tërhequr nga ideja e një kalimi në “Stamford Bridge”, me klubin që po punon për të krijuar hapësirën e nevojshme në skuadër, transmeton AutoPortali.

Sipas burimeve pranë klubit, disa largime të rëndësishme pritet të ndodhin gjatë javëve në vijim. Emra si Joao Felix, Raheem Sterling dhe Christopher Nkunku janë drejt daljes, ndërsa edhe sulmuesi Nicolas Jackson mund të ndjekë të njëjtën rrugë. Këto lëvizje pritet të hapin rrugën për transferimin e Simonsit, i cili konsiderohet si një ndër talentet më premtues të futbollit evropian.

 

TË FUNDIT