Chelsea mbush arkat pas fitores së Kupës së Botës për Klube
C

Chelsea mbush arkat pas fitores së Kupës së Botës për Klube

Chelsea triumfoi në finalen e Kupës së Botës për Klube 2025, duke mposhtur PSG-në 3-0 në MetLife Stadium të New Jersey.

Cole Palmer shkëlqeu me dy gola në minutat 22′ dhe 30′, ndërsa Joao Pedro shënoi në minutën 43′, transmeton AutoPortali.

Kjo ishte fitorja e dytë madhore për klubin në vitin 2025, pas suksesit në Ligën e Konferencës.

Fitorja solli përfitime të mëdha financiare për Chelsean, me të ardhura që variojnë nga 89.5 deri në 112.5 milionë euro. Kjo përfshinte:

  • Tarifa pjesëmarrjeje (11.65 – 34.58 milionë €)
  • Çmime për fazat e ndryshme të turneut
  • 36.4 milionë € si shpërblim për fituesin

Këto të ardhura janë të rëndësishme për të balancuar financat dhe për të respektuar rregullat financiare të Premier Ligës dhe UEFA-s. /AutoPortali

 

TË FUNDIT