Chevrolet Corvette ZR1X 2026, fillon nga 207,395 dollarë
C

Chevrolet Corvette ZR1X 2026, fillon nga 207,395 dollarë

Pas publikimit të kohës në Nürburgring, Chevrolet ka zbuluar edhe çmimin për Corvette ZR1X: 207,395 dollarë për modelin bazë coupe (me transport dhe destinacion), dhe 217,395 dollarë për versionin kabriolet 1LZ.

Edicioni Special: ZR1X Quail Silver Limited

ZR1X nuk do të mbërrijë pa një version të veçantë: Quail Silver Limited Edition, që do të prezantohet më 15 gusht në “The Quail: A Motorsports Gathering” gjatë Javës së Makinave në Monterey, transmeton AutoPortali.

Ky variant ekskluziv ofrohet vetëm si ZR1X 3LZ Convertible dhe vjen me:

Ngjyrë mat “Blade Silver”

Kalipera portokalli

Interier “Sky Cool Gray” me detaje “Medium Ash”

Çmimi i edicionit special? Plot 243,390 dollarë.

Duke qenë se 3LZ Convertible fillon nga 228,395 $, kjo paketë shtesë kushton 14,995 $. Për ata që kërkojnë më shumë performancë, mund të shtohet edhe paketa ZTK për aerodinamikë të avancuar dhe pezullim të rishikuar.

ZR1X do të dalë në treg para fundit të 2025-ës, ndërsa prodhimi i edicionit special Quail do të nisë vitin e ardhshëm. Chevrolet nuk ka zbuluar ende sa njësi do të prodhohen nga ky variant.

TË FUNDIT