Cleveland nuk njeh rival, Lakers nuk luan për shkak të zjarrit
C

Cleveland nuk njeh rival, Lakers nuk luan për shkak të zjarrit

Kryesuesit e Cleveland nuk ndalin marshimin e tyre në këtë sezon në NBA, duke fituar së fundi 132-126 ndaj Torontos, duke prekur kuotën e 33 fitoreve.

Darius Garland me 40 pikë ishte lojtari më i mirë në fushë për Cavaliers.

Rikthehet te fitorja ekipi i Golden State, që falë një loje të mirë kolektive mundi 107-104 Detroit. Ndërkohë, zjarrjet që kanë pushtuar Los Anxhelos, tashmë në gjendje të jashtëzakonshme, kanë sjellë anullimin e ndeshjes mes Lakers dhe Charlotte.

Në takimet e tjera, Miami fitoi 97-92 në fushën e Utah Jazz, sfidë ku protagonist ishte Tyler Herro me 23 pikë.

Fitoi edhe Dallas, 117-111 ndaj Portland, sfidë ku Jaden Hardy realizoi 25 pikë për teksanët.

Rezultatet:
Cleveland – Toronto 132-126
Detroit – Golden State 104-107
Orlando – Minnesota 89-104
Memphis – Houston 115-119
Dallas – Portland 117-111
Phoenix – Atlanta 123-115
Utah Jazz – Miami 92-97
Lakers – Charlotte, e shtyrë

TË FUNDIT