Cleveland vazhdon të jetë skuadra më e mirë në NBA, duke fituar së fundi ndaj Torontos me rezultat 122-108, që ishte fitorja e 17-të sezonale në 18 takime të luajtura. Mitchell dhe Jerome me nga 26 pikë secili ishin shënuesit më të mirë të Cavaliers në këtë sfidë.
Fitoi edhe skuadra kampione, Boston, që mban vendin e dytë në Lindje. Celtics mposhtën 107-105 Minnesota në sekondat e fundit, në një ndeshje me rivalitet. Brown me 29 pikë e Tatum me 26 bënë diferencën në fushë.
Pas kohës shtesë triumfoi Miami, që mundi 123-118 Dallas, sfidë ku u dallua Jimmy Butler me 33 pikë. Clippers fitoi në udhëtim te Philadelpha me shifrat 125-99, ndeshje ku shkëlqeu James Harden me 23 pikë.
Rezultatet:
Boston – Minnesota 107-105
Indiana – Washington 115-103
Miami – Dallas 123-118
Philadlephia – Clippers 99-125
Cleveland – Toronto 122-108
Sacramento – Brooklyn 103-108



