Golden State është mundur në sekondat e fundit 102-99 nga Clippers, një përballje mes dy ekipesh pretendente në Perëndim. Curry realizoi 26 pikë, por që s’mjaftuan për të fituar, ndërsa për Clippers 47 pikë erdhën nga lojtarët rezervistë.
Rikthehet te fitorja Miami, që mposhti 106-89 Philadelphian. Jimmy Butler me 30 pikë e 10 kërcime ishte lider në fushë për skuadrën nga Florida. Në sekondën e fundit fitoi Milwaukee, që mundi 101-100 Houstonin.
Lopez realizoi 27 pikë për Bucks, mbështetur edhe nga Antetokounmpo me 20 pikë.
Surprizoi Orlando, që fitoi 109-99 në fushën e Phoenix, sfidë ku për mysafirët u dallua Wagner, autor i 32 pikëve.
Rezultatet:
Detroit – Chicago 112-122
Miami – Philadelphia 106-89
New York – Washington 134-106
Toronto – Indiana 130-119
Milwaukee – Houston 101-100
Phoenix – Orlando 99-109
Sacramento – Atlanta 108-109
Clippers – Golden State 102-99



