Numëri i turistëve që më parë kanë zgjedh apo planifikojnë të vizitojnë Kroacinë ka rënë ndjeshëm.
Kroacia ka qenë një destinacion i preferuar për vizitorë nga Gjermania, Austria, Republika Çeke dhe Italia – shumë prej tyre të tërhequr nga çmimet më të lira që ofronte Kroacia.
Megjithatë, gjatë tre viteve të fundit, çmimet në sektorin e turizmit në Kroaci janë rritur me plot 50 për qind. Ky shpërthim i çmimeve e ka bërë Kroacinë më të shtrenjtë se dy nga rivalët e saj më të mëdhenj – Spanja dhe Greqia.




