Dacia Sandero e re do të ketë edhe version elektrik
D

Dacia Sandero e re do të ketë edhe version elektrik

Dacia Sandero e re pritet të prezantohet në 2028 dhe do të jetë e disponueshme me motor benzinë, hibrid dhe elektrik.

Versioni elektrik do të përdorë një platformë të përshtatur CMF-B, gjë që do të ndihmojë në mbajtjen e çmimit të ulët. Edhe versioni Stepway do të vazhdojë të prodhohet, me më shumë hapësirë nga toka dhe pamje më të fortë.

Modelet elektrike pritet të kenë bateri 27.5, 40 dhe 52 kWh, me autonomi deri në rreth 405 km.

Dacia synon që Sandero të mbetet një nga makinat më të përballueshme në tregun evropian, edhe në versionin elektrik.

TË FUNDIT