Dakar kthehet te rrënjët – etapa më e ashpër
D

Dakar kthehet te rrënjët – etapa më e ashpër

Mitch Guthrie me Ford Raptor dhe Daniel Sanders me KTM kryesojnë Reli Dakar 2026 pas tre etapave të para të garës, e cila po zhvillohet në Arabinë Saudite deri më 17 janar.

Guthrie mori kreun e renditjes së përgjithshme falë fitores në etapën e tretë, përpara çekut Martin Prokop, ndërsa suedezi Mattias Ekstrom renditet i treti. Në kategorinë e motoçikletave, Honda festoi dopietë me fitoren e Tosha Schareina para Ricky Brabec, ndërsa Daniel Sanders kryeson renditjen e përgjithshme.

Vëmendja tani është te etapa maratonë, faza më e vështirë e Dakarit, që zhvillohet pa ndihmën e mekanikëve. Garuesit do të flenë në shkretëtirë, me kushte minimale, dhe çdo defekt do të duhet ta riparojnë vetë. Në këtë etapë, kujdesi dhe qëndrueshmëria vlejnë më shumë se shpejtësia, pasi një gabim mund të nënkuptojë fundin e garës.

TË FUNDIT