Dalin në shitje biletat për ndeshjen Kosovë – Suedi
D

Dalin në shitje biletat për ndeshjen Kosovë – Suedi

Federata e Futbollit e Kosovës ka bërë të ditur se tashmë kanë dalë në shitje biletat për ndeshjen Kosovë – Suedi, e cila do të zhvillohet më 8 shtator 2025, në orën 20:45, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Tifozët mund të sigurojnë biletat online përmes platformës së autorizuar në linkun këtu.

Çmimet e biletave variojnë sipas sektorëve të stadiumit:

Veri dhe Jug: 10 euro

Lindje: 20 euro

Perëndim: 30 euro

VIP: 100 euro

Ndeshja pritet të jetë një sfidë e fortë dhe mbetet një ngjarje e rëndësishme për futbollin kosovar dhe mbështetësit e kombëtares. Tifozët inkurajohen të blejnë biletat në kohë për të siguruar vendet e tyre në këtë përballje me një prej skuadrave më të forta të Evropës.

TË FUNDIT