Dalin në shitje bliletat për ndeshjen Drita – Differdange
D

Dalin në shitje bliletat për ndeshjen Drita – Differdange

Klubi i futbollit Drita ka njoftuar se kanë dalë në shitje biletat për ndeshjen kundër skuadrës luksemburgase Differdange 03, e vlefshme për fazën “play-off” të UEFA Conference League.

Ndeshja do të zhvillohet të enjten, më 22 gusht, me fillim nga ora 20:00, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Kjo do të jetë ndeshja e parë mes dy skuadrave, ndërsa ajo e kthimit do të luhet pas një jave, më 29 gusht, në Luksemburg, transmeton AutoPortali.

Sipas njoftimit të klubit nga Gjilani, biletat kanë dalë në shitje që nga dita e hënë dhe mund të blihen në mënyrë fizike nga ora 19:00 para Teatrit të Qytetit në Gjilan.

Po ashtu, në ditën e ndeshjes, biletat do të jenë të disponueshme në tri pika të ndryshme të shitjes pranë stadiumit “Fadil Vokrri”.

 

Çmimet e biletave janë si më poshtë:

Tribuna Lindore: 5 euro

Tribuna Perëndimore: 10 euro

Tribuna Veriore: 3 euro

VIP: 20 euro

Drita dhe Differdange janë përballur edhe më herët këtë sezon, në raundin e parë kualifikues të Ligës së Kampionëve, ku skuadra gjilanase doli fituese me rezultat të përgjithshëm 4:2.

TË FUNDIT