Shitjet e ‘pick-up’ elektrik Cybertruck janë kaq të dobëta sa po shkaktojnë shqetësim serioz në Teslën.
Pas entuziazmit fillestar, tregu u ftoh papritmas. Çfarë të bëhet tani? ‘Pick-up’ që duket sikur është dizajnuar në një ushtrim të nxënësve më pak të mirë në shkollën e arteve të aplikuara, me shumë mundësi do të kthehet në një SUV.
Tesla ka publikuar një video që tregon se si formojnë modelet prej balte të automjeteve. Por, filmi zbulon diçka tjetër. Duket si një publikim i paqëllimshëm, por është shumë larg kësaj…
Në fakt, në qoshen e dhomës ndodhet një model i vogël i Cybertruckut që është përpunuar si një SUV i madh.
Automjeti duhet të jetë SUV-ja më e madhe e markës, ajo që në Amerikë e quajnë full size SUV. Në Tesla, gjatë prezantimit të Cybertruck-ut, thanë se nuk do të ketë makina të reja në këtë platformë, por…
Derisa nuk ka njoftime zyrtare, asgjë nuk është rastësi. Sidomos në industrinë automobilistike. Anglezët kanë një fjalë të urtë që thotë: nëse diçka duket si një rosë, ecën si rosë dhe bërtet si rosë, atëherë ka shumë gjasa të jetë rosë. /Telegrafi/