Një qytetar ka raportuar në polici se persona të panjohur i kanë dëmtuar gomat e veturës së tij në Istog.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 20:20, përcjell AutoPortali.
“Istog / 03.06.2026 – 20:20-20:50. Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar policinë se nga persona të panjohur i janë dëmtuar/shpërthyer gomat e makinës të cilën e kishte të parkuar në parking. Rasti po hetohet nga ekipet relevante policore”.



