Një aksident me fatalitet ka ndodhur të hënën në rrugën nacionale Prishtinë – Pejë, konkretisht në Komoran.
Viktimë e këtij aksidenti është një grua e moshës 62 vjeçare, raporton KlanKosova.
Të përfshirë në këtë aksident ishin gjashtë vetura, përcjell AutoPortali.
Po ashtu, aty janë lënduar edhe 10 persona, dy prej të cilëve sipas mjekëve në QKUK janë në gjendje të rëndë.




