Detaje të reja për gjendjen shëndetësore të Michael Schumacher
D

Detaje të reja për gjendjen shëndetësore të Michael Schumacher

Pas 12 vitesh nga aksidenti i rëndë në skijim, “Daily Mail” raporton se Michael Schumacher jeton në vilën e tij luksoze në Majorka, nën kujdes të vazhdueshëm mjekësor.

Ndryshe nga sa besohej më parë, ai nuk është i lidhur pas shtratit dhe mund të qëndrojë ulur, por në moshën 57-vjeçare nuk është më në gjendje të ecë dhe lëviz me karrocë invalidi, i ndihmuar nga një ekip mjekësor 24 orë në ditë.

Sipas disa burimeve, Schumacher mund të vuajë nga “sindroma e njeriut të mbyllur”, megjithëse nuk ka siguri të plotë për nivelin e vetëdijes së tij. Raportohet gjithashtu se ai nuk ka marrë pjesë në dasmën e vajzës së tij Gina në vitin 2024, ndërsa familja vazhdon ta mbajë gjendjen e tij larg syrit të publikut.

TË FUNDIT