Devid Booker rinovon kontratën me Phoenix Suns, bëhet basketbollist më u vlefshëm në NBA
D

Devid Booker rinovon kontratën me Phoenix Suns, bëhet basketbollist më u vlefshëm në NBA

Basketbollisti kryesor i Phoenix Suns, Devin Booker, ka rinovuar kontratën me skuadrën e tij dhe kjo e  e bënë atë më të paguarin në historinë e NBA-së.

Sipas EPSN, Booker aktualisht ka edhe tre vite kontratë me ekipin, ku do të përfitojë 53 vitin e parë, 57 të dytin dhe 61 milionë dollarë vitin e tretë të kontratës së tij, transmeton AutoPortali.

Në sezonet 2028/2029 dhe 2029/2030, Booker do të marrë një total prej 145 milionë dollarësh, që e bën mesataren e fitimeve të tij më të lartë në historinë e NBA-së për zgjatjet e kontratave.

Sipas kësaj marrëveshjeje, ai do të fitojë mesatarisht 72.5 milionë dollarë në vit, duke thyer rekordin e mëparshëm që mbahej nga Shai Gilgeous-Alexander.

Ky i fundit kishte nënshkruar një kontratë katërvjeçare me vlerë 285 milionë dollarë, që përkthehet në një mesatare prej 71.25 milionë dollarë për sezon. /AutoPortali

TË FUNDIT