Dibër, Policia Rrugore në aksion: Masa për parakalime të gabuara dhe përdorim celulari
D

Dibër, Policia Rrugore në aksion: Masa për parakalime të gabuara dhe përdorim celulari

Drejtoria Vendore e Policisë Dibër po vijon me kontrolle intensive në të gjitha akset rrugore për parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e sigurisë në trafik.

Me mbështetjen e pajisjeve moderne, përfshirë monitorimin me dron dhe patrullimet tokësore, Policia Rrugore është e pranishme 24 orë në 24, 7 ditë në javë, shkruan AutoPortali.

Gjatë javës së parë të muajit gusht, janë marrë masa ndaj 470 drejtuesve të mjeteve për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor. Në këtë periudhë, vetëm një person është proceduar penalisht për “Shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor”.

Shifrat tregojnë:

  • 119 masa për parakalime të gabuara
  • 37 masa për mosvënien e rripit të sigurimit
  • 16 masa për mosvënien e kaskës mbrojtëse
  • 5 masa për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit
  • 2 masa për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit
  • 138 masa për ndalim apo qëndrim të gabuar
  • 8 masa për mosdhënie përparësie këmbësorëve
  • 142 masa për shkelje të tjera të Kodit Rrugor

Policia Rrugore e Dibrës apelon për respektimin rigoroz të rregullave të qarkullimit nga të gjithë drejtuesit e mjeteve, duke theksuar se parakalimet e gabuara, përdorimi i celularit në drejtim dhe ngasja nën ndikimin e alkoolit janë ndër shkaktarët kryesorë të aksidenteve rrugore.

Kontrollet do të vazhdojnë pandërprerë në të gjitha akset urbane, interurbane dhe rurale, me qëllim garantimin e sigurisë dhe uljen e numrit të aksidenteve në rajon. /AutoPortali

TË FUNDIT