Një veturë është përfshirë nga zjarri gjatë orëve të hershme të mëngjesit në Vushtrri.
“Është raportuar se gjatë natës ankuesi mashkull kosovar ka dëgjuar një krismë dhe pastaj ka parë se vetura e tij ishte duke u djegur“, thuhet në raportin policor 24-orësh, përcjell AutoPortali.
Në afërsi të vendit të ngjarjes është gjetur një bidon me lëndë djegëse (benzinë).
Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet.