Të dielën, një qytetare ka raportuar në Polici se automjeti i saj është përfshirë nga zjarri.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, me rastin është njoftuar prokurori dhe hetimet janë duke vazhduar, përcjell AutoPortali.
Njoftimi i plotë:
Prishtinë 16.11.2025-21:00. Ankuesja f/k ka raportuar se i është përfshi nga zjarri vetura e saj me targa lokale. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse , ndërsa ekipi zjarrfikës ka lokalizuar zjarri. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti nën hetime.



