Dinamo e Zagrebit refuzon ofertën e skuadrës italiane për Arbër Hoxhën
D

Dinamo e Zagrebit refuzon ofertën e skuadrës italiane për Arbër Hoxhën

Lecce duket e magjepsur pas Arbër Hoxhës. Sulmuesi shqiptar po kalon një moment të vështirë te Dinamo Zagreb, teksa nuk e ka nisur asnjë ndeshje si titullar në Champions League. Por, pas ardhjes së Fabio Cannavaros në detyrën e trajnerit të Dinamos, situata mund të ndryshojë.

Gjithmonë nëse Arbër Hoxha do të jetë sërish pjesë e Dinamos, pasi në Itali është një ekip në Serie A që po bën gjithçka për të marrë lojtarin e Kombëtares kuqezi në ekip. Bëhet fjalë për Leccen, që ka bërë ofertën e 1.5 milion eurove. Megjithatë Dinamo e Zagrebit e ka refuzuar këtë ofertë të ardhur nga Italia. Por, sipas mediave italiane, te Lecce ka një dëshirë të madhe për të marrë Arbër Hoxhën dhe një tjetër ofertë do të mbërrijë së shpejti për lojtarin me potencial të madh.

TË FUNDIT