Diogo Jota dhe vëllai i tij humbën jetën nga shpërthimi i gomës së Lamborghinit
D

Diogo Jota dhe vëllai i tij humbën jetën nga shpërthimi i gomës së Lamborghinit

Një aksident fatal tronditi komunitetin sportiv mëngjesin e sotëm, kur futbollisti i njohur Diogo Jota dhe vëllai i tij humbën jetën në një përplasje të rëndë me makinën e tyre luksoze, Lamborghini. Sipas raportimeve të BBC Sport, shkaku kryesor i aksidentit ishte shpërthimi i një gome gjatë një manovre parakalimi me shpejtësi të lartë.

Ngjarja ndodhi rreth orës 00:30 të mëngjesit, kur automjeti humbi kontrollin, doli nga rruga, u përmbys dhe mori flakë. Për fat të keq, viktimat nuk mundën të dalin nga makina e përfshirë në flakë, e cila u dogj plotësisht. Identitetet e tyre u konfirmuan vetëm përmes targës së automjetit, transmeton AutoPortali.

Hetimet për rrethanat e aksidentit vazhdojnë, ndërsa familja dhe komuniteti sportiv janë në zi për humbjen e dy jetëve të çmuara.

TË FUNDIT